Gjatë ditës së sotme, KLP ka njoftuar një mbledhje urgjente e cila do të caktojë një drejtues të përkohshëm në krye të Prokurorisë së Tiranës.

Nga një dokument i ardhur në redaksinë tonë, zbulohet emri i prokurorit që do zëvendësoi Elisabeta Imerajn në krye të Prokurorisë së Tiranës dhe ai është Arenc Çela.

Sipas diskutim/ vendimit që pritet të miratohet pas mbledhjes në orën 12 nga KLP, Çela pritet të jetë drejtuesi I Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. 

Kjo gjë është paralajmëruar edhe nga media gjatë ditës së djeshme, pas shkarkimit flagrant nga KPA të prokurores Elizabeta Imeraj nga drejtimi i Prokurorisë së Tiranës.