Në orën 09:00, me kohën lokale (orën 14:00 në Shqipëri) ditën e sotme do të nisë telefonata e Donald Trump me Vladimir Putin. Sekretari i shtypit i Kremlinit saktësoi se të dy liderët kanë rënë dakord që të kenë dy orë në dispozicion (deri në 16:00 me orën shqiptare) për bisedën e tyre.

“Ka pasur negociata në Moskë, në Stamboll, më herët është zhilluar edhe bisesa e parë telefonike mes dy presidentëve.”

“Kështu që ka një mirëkuptim,” tha Peskov, duke shtuar se biseda Trump-Putin do të zgjasë për aq kohë sa të dy e konsiderojnë të nevojshme.

Siç vuri në dukje ai, “ka një sërë çështjesh kryesore në lidhje me normalizimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona dypalëshe dhe për çështjen e Ukrainës”.about:blank

“E gjithë kjo duhet të diskutohet nga dy presidentët.”

Peskov tha gjithashtu se nuk do të ketë deklarata nga Putin pas bisedës telefonike me Trump.

Kontakti i parë telefonik mes presidentit amerikan dhe rus ka ndodhur më 12 shkurt dhe ka zgjatur 1.5 orë.

Çfarë do të diskutojnë?

Rusia i ka vendosur SHBA-së një kornizë dhe kushte të qarta se si do të ulet në tryezën diplomatike për t’i dhënë fund luftës që ka më shumë se tre vjet.

Këto kushte shihen nga Rusia si “shtylla kryesore” e një plani jo thjesht për një armëpushim, por për “paqe të gjatë dhe të qëndrueshme”, siç raporton Ministria e Jashtme ruse.

Nëse Putini merr garanci nga Uashingtoni se Ukraina nuk do të jetë dhe nuk do të bëhet anëtare e NATO-s, se Rusia do të mbajë territoret që ka pushtuar jo vetëm që nga viti 2022, por edhe që nga viti 2014 (Krime), dhe se Zelensky nuk do të jetë në tryezë në fazën tjetër, atëherë Rusia do t’i thotë një “Po” të madhe iniciativave të ardhshme amerikane.

Presidenti rus do të insistojë gjithashtu se edhe nëse Zelensky i përket së shkuarës, ai nuk dëshiron që forcat e huaja dhe veçanërisht evropiane të jenë të pranishme në territoret e mbetura ukrainase…

Duke parë mënyrën se si Donald Trump e ka trajtuar si Kievin, ashtu edhe Presidentin e Ukrainës, nuk duket e pamundur që t’i japë pëlqimin për çështjen e NATO-s.

Trump, i cili nuk ngurroi të karakterizonte publikisht Presidentin ukrainas si një “diktator” dhe disa orë më vonë të niste një sulm tndaj Zelenskyt para kamerave në aspektin politik dhe diplomatik, është e qartë se nuk do ta ketë problem të pajtohet me Putinin se lideri ukrainas duhet të “sakrifikohet” që të ketë paqe.