Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për zgjedhjet e 30 qershorit ishte mëse i drejtë dhe se në çdo rast duhet respektuar.
Balla: Vendimi I GjK ishte I drejtë I cili tregon se mbi vullnetin e popullit dhe që konsolidoi rendin dhe vlerat demokratike ne vend ku vendos sovrani I popullit.
Zgjedhjet janë periodike dhe në asnjë moment asnjë nga palët nuk mund të pengojë zhvillimin e tyre.
Respektimi i Kushtetutës nuk është pritshmëri është detyrim dhe natyrshëm Presidenti duhet të marrë vendim në atë që përcakton Kushtetuta.
Këto lloj komunikimesh për shpalljen e vakancave kur një bashki ngel pa kryetar janë bërë me kohë dhe nuk më duhet drejtuar mua si pyetje.
PS është sot krenare për vendimarrjen e vet për të garuar në zgjedhjet e 30 qershorit, të mos harrojmë që pati një përpjekje nga opozita për ti penguar ato dhe ajo që konfirmoi ato ishte përpjekja jonë 30 vjecare për të ndërtuar një shtet.
Zgjedhjet nuk caktohen nga partitë por nga populli dhe Gjykata Kushtetuese.
Vlorë, Shkodër dhe Lushnjë janë larguar kryebashkiakët për shkak të problemeve me ligjin. PS ka punuar për përmirsimin e kuadrit ligjor për të parandaluar personat me të shkuar kriminale dhe kjo nuk është përgjegjësi e jona por e këtyre individëve.
Sa herë Venecia jep opinion apo këshillim duhet pranuar. Ajo që kemi bërë ne, është fakti se gjithë këta persona nuk kanë marrë mbrojtje në përballje me ligjin, ne jemi distancuar që në momentin që prokuroria janë marrë nën hetim. Presiidenti është shkarkuar në qershor të këtij viti dhe GJK ka hyrë në afatet e veta për të shprehur dhe na detyron që ta pranojmë se ai është në detyrë derisa ajo të shprehet sërish.
Tani e ka fjalën Gjykata deri në zgjedhjet e reja presidenciale.
Ne jemi dakort të ulemi të diskutojmë për cdo cështje, jo vetëm për këto të treja me PD. Kështu funksionon demokracia dhe dialogu politik.