Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka dënuar me shërbim prove ish-kryetarin e bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe për mos deklarimin e një apartamenti.
Lajmi konfirmohet nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
Prokuroria kërkoi dënimin e Tushes me 1 vit e 5 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do të përfitonte zbritjen e dënimit me 1/3. Vetëm pak muaj pasi shleu dënimin me 3 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre e dhe shkelje të barazisë në tendera, ndaj Fatos Tushes nisi një tjetër hetim që lidhej me një apartament në bregdet.