Numri dy i qeverisë, Belinda Balluku ka shkuar në Kryeministri pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”.

Zv.kryeministrja, e pezulluar nga detyra, është nën akuzë dy herë për shkelje të barazisë në tendera.Përveç aferës së tunelit të Llogarasë, ku është marrë e pandehur, dyshohet edhe për abuzim me tendera për lotin 4 të Unazës së Madhe.