Kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj është dënuar me gjashtë muaj burgim dhe punë në interes publik. Ky dënim është konvertuar në 40 orë pune. Në një dalje për mediat pas vendimit, kryebashkiaku e ka cilësuar vendimin si të padrejtë duke pretenduar pafajësinë.
about:blank
“Duke qenë i bindur në pafajësinë time të plotë por edhe duke ndjekur të gjitha procedurat do vazhdoj betejën në të gjitha shkallët e drejtësisë. S’do jap dorëheqjen nga mandati”, ka thënë ai.Ismailaj u mor i pandehur nga SPAK me akuzën se fshehu një dënim në Greqi në vitin 2000.
Vendimi nga prokuroria e posaçme u njoftua më 1 nëntor 2021. Si nisi historia? Në datë 8 janar të vitit të kaluar Partia Demokratike i kërkoi prokurorisë verifikime për kryebashkiakun e Mallakastrës duke deklaruar se disponon fakte se ai rezulton i dënuar në Greqi. /