Gjykata e posaçme ka lënë në burg Ramazan Rrajën, i cili u arrestua dy ditë më parë në zonën e Fushë Gjolës.
Rraja akuzohet për atentatin ndaj ish-prokurorit Ajran Ndoj dhe mikut të tij Aleksandër Laho.
Burime i thanë Fax Neës se Rraja në seancë ka mbajtur qëndrim mohues në lidhje me ngjarjen, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me atentatin ndaj ish-prokurorit.
Ndaj tij GJKKO ka ngritur dhe akuzën e armëmbajtjes pa leje.
