Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në burg’ që kishte vendosur në mungesë ndaj Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, ndaj Ervis Dakës dhe Maksim Koçit, të cilët u ekstraduan pak ditë më parë nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt vendit tonë.

Ervis Daka dhe Maksim Koçi dyshohen se kanë kryer veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, kryer në kuadrin e grupit të strukturuar kriminal.

Sipas SPAK, Daka ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Arjan Spahiut në Belgjikë, ndërsa në tentativën e vrasjes së shtetasit Kei Piu ai kishte rol informator mbi lëvizjet e këtij të fundit.

Ndërsa Maksim Koçi, dyshohet për vrasjen e dy personave si dhe për sigurim të kushteev për vrasjen e 2 të tjerëve. Ado Xhika akuzohet për përkrahje të autorit të krimit si pjesë e grupit kriminal, për eliminim e Ardian Çapjas, gjatë sulmit me snajper, të cilit mundi t’i mbijetojë.Ado Xhika alias Ado Cërriku alias Elkier Cërriku, Ervis Daka dhe Maksim Koçi u ekstraduan nga Dubai mbrtëmjen e 19 qershorit, ku u arrestuan disa ditë më parë me kërkesë të Interpol Tiranës.Ata akuzohen nga SPAK dhe GJKKO për vepra të rënda penale si vrasje dhe sigurim i mjeteve për të kryer vrasje. Tre të ekstraduarit njihen si bashkëpunëtorët e ngushtë të të shumëkërkuarit tjetër Talo Çela.