Trupi gjykues në GJKKO ka lënë në fuqi masat e sigurisë ndaj Jamarbër Malltezit dhe Fatmir Bektashi. Dhëndri i ish-kryeministrit Berisha lihet në masën “Arrest në burg”, ndërsa biznesmenit Bektashi i ndalohet dalja jashtë shtetit dhe është nën masën e “Detyrim paraqitje”.
Të dy po hetohen për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Si ortakë të dy ndërtuan një kompleks pallatesh në atë truall, ku Malltezi është edhe trashëgimtar i një prej familjeve që e përfitonte atë pronë.
Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe për fshehje të parave. Nën akuzë për privatizimin e ish-kompleksit është edhe ish-kryeministri Sali Berisha, pasi ka ndodhur në kohën kur ka qenë ai kryeministër në vitin 2008.
Berisha akuzohet për korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre në favor të dhëndrit të tij, Malltezi.