Arben Rushiti, anëtar i grupit kriminal të trafikimit të emigrantëve drejt Britanisë, SHBA-së dhe Kanadasë është liruar nga GJKKO.

Gazetarja Anila Hoxha mëson se ai është liruar për shkak të kalimit të kohëzgjatjes maksimale të afateve të masës së sigurimit.

Nga arrest në burg, masa ka ndryshuar në arrest shtëpie.

Rushiti dyshohet për falsifikim dokumentash dhe kryerje të veprimeve në kuadër të grupit kriminal.

Top Channel