GJKKO ka liruar nga qelia partneren e Laert Haxhiut. Ndaj Klea Gjatës, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi masën ndalim i daljes jashtë shtetit.

Klea Gjata u arrestua në shtator të vitit 2023 nën dyshimin se edhe ajo është perfshirë në ngjarje të rënda kriminale, si vrasje, gjobëvënie, etj, të realizuara në bashkëpunim.E dashura e Laert haxhiut u arrestua pas dëshmive të Artan Tafanit, i cili u kthye në të penduar të drejtësisë. Ndaj saj rëndojnë akuzat “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”.