Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e Jamarbër Malltezit për anullimin e masës së sigurisë ndaj tij.
Malltezi akuzohet për fshehje parash lidhur me privatizimin e ish-klubit sportiv Partizani. Gjykata urdhëroi caktimin e masës së “arrest në burg” për të.
Dhëndri i Berishës po mbahet në paraburgim në Tiranë prej dy javësh. Ndërkohë ai kërkoi nga Gjykata heqjen e masë së sigurisë, gjë e cila u refuzua pasi sipas GJKKO është e pabazuar në ligj.
Megjithatë, Malltezi mund të bëjë ankim brenda 5 ditëve në GJKKO kundër këtij vendimi.
Njoftim per Shtyp
2. Gjykata, bazuar në nenet 112, 249, pikat 1/1 dhe 7 të Kodit të Procedurës Penale;
VENDOSI:
1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit/personit nën hetim Jamarbër Malltezi, me objekt: “Konstatimi i humbjes së fuqisë së masës shtrënguese “arrest në burg” të caktuar sipas vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj Prof.Dr.Jamarbër Malltezi.”, si të pabazuar në ligj.
2. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, sot, me datë 08.11.2023.