Gjykata e Posaçme rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin. Avokatët paraqitën kërkesën për heqjen e masës, gjë e cila është hedhur poshtë nga GJKKO.

Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, janë lënë “në arrest shtëpie”.

Vendimi:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, sot më 03.05.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 96 akti, datë 25.04.2024 regjistrimi, regjistruar mbi ankimin e personave nën hetim/ankues Sali Berisha dhe Jamarbër Malltezi me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (disponuar mbi kërkesën me objekt zëvendësimin e masës së sigurimit personal)”, dhe vendosi:

Miratimin e vendimit nr. 200 akti, datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

/abcnews.al/