Në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pritet të nisë sot seanca për shqyrtimin e informacionit dy mujor të paraqitur nga SPAK, në kuadër të hetimeve që përfshijnë edhe kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Avokati i Veliajt ka mbërritur në gjykatë dhe ka deklaruar për mediat se klienti i tij nuk do të jetë i pranishëm në seancë. Sipas tij, prezenca e Veliajt nuk është e detyrueshme në këtë fazë të procedurës.

Ndërkohë, në seancë është paraqitur biznesmeni Elman Abule, një nga personat e përfshirë në çështje. Seanca pritet të japë më shumë detaje mbi ecurinë e hetimeve dhe veprimet e mëtejshme të SPAK.

(Balkanweb)