Erion Murataj PSD

Tetë të rinj shqiptarë janë zbuluar nga policia greke duke festuar në një shtëpi të marrë me qira në ishullin Kos.

Të rinjtë po festonin nëkohë pandemie në apartamentin e marrë me qira nga një 20 vjeçar, i cili u arrestua mëngjesin e sotëm.

Një gjoba me vlerë 3,000 euro u vendos gjithashtu për 20-vjecarin në fjalë, raportojnë mediat greke, ndërsa pjesa tjetër që morën pjesë në festë do të duhet të paguajnë një gjobë prej 300 euro.

(E.H/Faxweb.al)