Gjon Muharremaj, i njohur ndryshe me emrin e artit Gjon’s Tears, ishte përfaqësuesi i Zvicrës në Eurovision 2021, ku arriti të dilte i pari falë votave të jurive profesioniste, ndërsa në rezultatin përfundimtar, ku përfshihet edhe votimi i publikut u pozicionua i treti.
Gjon ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” në një rrëfim shumë interesant, ku nuk kanë munguar edhe performancat e tij.
Këngëtari i talentuar ka treguar se nëse nuk do t’i hynte rrugës së muzikës, do dëshironte të bëhej mësues frëngjishte dhe kjo aspak një zgjedhje rastësore.
“Kishte një plan B që ishte arsimi. Unë doja që të bëhesha mësues i frëngjishtes, sepse më pëlqen shumë literatura franceze, ose dhe mësues muzike në shkollë, por jo në shkollë muzike. Unë kam patur një mësues shumë të keq dhe i kam thënë atëherë vetes që unë do bëhem mesues dhe do ju tregoj njerëzve që arsimi nuk është i prishur, por ka dhe njerëz të mirë. Ai ishte një mësues i pakuptueshëm. Një gabim të vogël bëja unë matematikë, se isha skandal, ma hidhte të gjithë punën poshtë. Ai më kishte thënë që nuk do isha i arrirë në jetën time, se isha shumë keq në matematikë dhe tani mund ta shikojë që më në fund ia dola edhe pa matematikën”, ka treguar Gjon’s Tears.
Ai ka shtuar se pas suksesit në Eurovizion ka patur shumë mesazhe urimi nga njerëz të ndyrshëm, madje dhe nga të afërt që më herët nuk ishin kujtuar për të.