Një 49 vjeçar me inicialet I.A. është arrestuar dje në sajë të një operacioni pasi ishte shpallur në kërkim sepse në datën 11.07.2022 ka kryer qitje në ajër më një armë pa leje.
49 vjeçarit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Njoftimi i policisë:
Tiranë
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 3, operacioni policor i koduar “The night”.
I shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe prishje të qetësisë publike, kapet dhe vihet në pranga 49-vjeçari.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “The night”.
Në kuadër të këtij operacioni, në rrugën “Reshit Petrela”, u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 49 vjeç, banues në Tiranë.
49-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Më datë 11.07.2022, shtetasi I. A. dyshohet se ka prishur rendin dhe qetësinë publike, në Rrugën e Dibrës, duke qëlluar në ajër, me një armë zjarri që e mbante pa leje.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.