Administrata e Donald po përballet me pengesat e para për të implementuar politikat e presidentit të ri amerikan.
Një gjykatës federal në Seattle bllokoi zbarimin e urdhrit të Trump që kufizon të drejtën e shtetësisë për të lindurit në Amerikë, pavarësisht statusit të prindërve të tyre.
Gjykatësi e quajti urdhrin antikushtetues, pasi disa shtete të udhëhequra nga demokratët ngritën padi për ta ndaluar.
Uashingtoni, Arizona, Illinois dhe Oregon argumentuan se urdhri i Trump shkel të drejtën e parashikuar në amendamentin e nënshtetësisë së Amendamentit të 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, që parashikon se kushdo i lindur në Shtetet e Bashkuara është shtetas amerikan.
Sipas urdhrit të Trump, çdo fëmijë i lindur pas 19 shkurtit, nënat ose baballarët e të cilëve nuk janë shtetas ose banorë të përhershëm të ligjshëm do t’i nënshtrohen dëbimit.
Më shumë se 150,000 fëmijëve të porsalindur do t’u mohohet shtetësia çdo vit nëse urdhri i Trump lejohet të zbatohet, sipas shteteve të udhëhequra nga demokratët.
Disa padi të tjera janë gjithashtu në pritje në mbarë vendin nga grupet e të drejtave civile dhe prokurorët e përgjithshëm demokratë nga 22 shtete, të cilët e quajnë atë një shkelje flagrante të Kushtetutës së SHBA.
Ndërkohë Departamenti i Shtetit ka vijuar punën për zbatimin e politikës së Trump për vetëm dy gjini.
Sekretari i ri Marko Rubio ka udhëzuar stafin që të pezullojë aplikimet për pasaportë ku seksi shënohet “X”.
Direktiva e Rubios thotë se “seksi, dhe jo gjinia, do të përdoret” në dokumentet zyrtare./abcnews.al