Vendimi u shpall nga gjyqtari Xhevdet Lika, pasi dëgjoi palët që kërkuan masa të ndryshme për 52-vjeçarin i cili nuk ishte i pranishëm në seancë për shkaqe shëndetësore. Prokurorja e çështjes Mediana Meta pasi arsyetoi arrestimin e tij për shpërdorim detyre në bashkëpunim kërkoi lënien e tij në paraburgim deri në përfundim të hetimeve, ndërsa mbrojtja e tij kërkoi një masë më të butë, atë të detyrim paraqitjes pranë policisë gjyqësore, që nuk u pranua nga gjykata.
Sipas hetimeve, Kona, në bashkëpunim me juristin e Kadastrës, kushëri i tij, dhe hartografin, ka regjistruar një sipërfaqe prej 12,900 m² në Lalëz pa asnjë dokumentacion ligjor në emër të një 44-vjeçareje me banim në Tiranë. Toka, e cila më parë kishte statusin “shtet”, u përvetësua në kundërshtim të plotë me ligjin për titujt e pronësisë.
Prokuroria thekson se regjistrimi u bë duke abuzuar me një vendim gjykate, ndërkohë që për pasurinë nuk ekziston asnjë Akt i Marrjes në Pronësi të Tokës (AMTP) apo dokumentacion mbështetës në arkivat e ASHK-së. Për këtë tokë, gjykata kishte vendosur më herët, në korrik të këtij viti, sekuestro preventive.
Ndërkohë, tre bashkëpunëtorët e tjerë, juristi, hartografi dhe përfituesja e tokës, janë shpallur në kërkim, ndërsa autoritetet vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj afere që ka shkaktuar cenim të rëndë mbi pronat shtetërore.
Top Channel
Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për ish-kryeregjistruesin e pronave Ardian Kona, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.