Këngëtari Rigels Rajku, i njohur si Noizy, ësht` liruar nga Gjykata e Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 mln lekësh.

Noizy u arrestua në Shëngjin më 7 gusht, pasi akuzohet për plagosje të rëndë pas një sherri të ndodhur në një klub nate në Pejë.

Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax, por ky i fundit nuk është liruar.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit:

1. Pranimin e kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit te Përgjithshëm Durrës.

2. Caktimin me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasat R. Rajku, te masës së sigurimit “Garancia Pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit të Procedurës Penale si alternativë e masës së sigurimit “Arrest ne burg”,parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.
3. Grancia pasurore parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale caitohet në shumën 5.000.000 pesë milion) Lekë.

4. Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda nje afati 5 (pesë) ditor. Shtetasi R.Rajku të qëndrojë me mesë sigurimi “artest në burg”, deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjehere prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës, dhe të urdhëroje, sipas rastit, lirimin e menjëhershëm te personit nën hetim ose konfirmimin e masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 258 i Kodit të Procedures Penale

Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkalles së Parë te Juridiksionit të Përgjithshëm Durës në bashkëpunim me policinë gjyqësore për ekzekutimin e ketij vendimi.

6. Ky vendim t’i njoftohet menjëherë Ministrit të Drejtësisë së Republikës së Shqiperise.

1. Kundër këty vendimi mund të bëhet ankim brenda 5(pese) ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përguthshëm, duke filluar ky afat nga e nesermja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

U shpall në Durrës, më datë 16.08.2024.

Top Channel