Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ), organi kryesor gjyqësor i Kombeve të Bashkuara, konfirmoi sot se do të mbajë seancat dëgjimore më 7 dhe 8 mars për luftën në Ukrainë.

Përgjigjia vjen pas paraqitjes së një kërkese nga Ukraina në GJND të dielën për një “mosmarrëveshje … në lidhje me interpretimin, zbatimin dhe përmbushjen e Konventës së vitit 1948 dhe Parandalimin e Ndëshkimit të Krimeve të Gjenocidit”, sipas një njoftimi të GJND-së.