Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vagjush Dako i akuzuar për shpërdorim detyre, është dërguar në paraburgim në Durrës.
Dako do të qëndrojë në qelitë e paraburgimit ku ndodhen edhe ish deputeti Alqi Bllako dhe ish ministri Lefter Koka.
GJKKO vendosi ta lërë sot në burg Vangjush Dakon. Dako akuzohet se ka shpërdoruar detyrën dy herë detyrën gjatës kohës kur ishte kryetar bashkie.
Ish-kryebashkiaku u vetëdorëzua në ambientet e Policisë së Tiranës ditën e martë, pas akuzës për shpërdorim detyre në dy raste.
SPAK kërkoi arrestimin e Vangjush Dakos dhe disa ish-zyrtarëve të tjerë në Bashkinë e Durrësit për shkak të ndërtimit të kateve shtesë pa leje të një pallati në qytetin e Durrësit në 2010.
Pallati u ndërtua pa leje dhe ishte planifikuar për 7 kate. Ish-kryebashkiaku firmosi lejen e tij në vitin 2014 teksa ishte bërë 11 kate. Gjithashtu studimi sizmologjik ishte bërë për vetëm 7 kate, duke vënë kështu në rrezik jetën e banorëve.
Episodi i dytë lidhet me tenderin e shëtitores së plazhit. Grupi i punës i ngritur nga ish-kryebashkiaku Vangjush Dako, i cili kishte detyrë të përcaktonte fondin limit për tenderin, rezulton se ka bërë gabim në llogaritje, duke e dhjetëfishuar vlerën dhe duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë Lekë.