Gjykata e Lartë ka refuzuar rekursin e ish-agjentit të operacionales Jeton Lami që shoqëronte Ervis Martinaj 5 ditë para se të zhdukej.
Ish-agjenti i forcave operacionale ndodhet nën masën e sigurimit personal arrest me burg, i akuzuar për shpërdorim detyre pasi ka shoqëruar Ervis Martinajn pak ditë përpara zhdukjes së tij.
Ende nuk ka një konfirmim nga ana e autoriteteve, nëse shtyrja e këtyre hetimeve ka ardhur si pasojë e ndonjë dëshmie të marrë nga Lami, apo mospranimit të tij për të dëshmuar.