Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e avokatëve të Ervin Salianjit, duke bërë kështu që ish-deputeti demokrat, të mbetet në burg.
vendimi është caktuar nga gjyqtari Sokol Binaj, ndërsa kërkesa u shqyrtua në Dhomë Këshillimi.
Në seancën e kaluar më 9 tetor, mbrojtja e Salianjit u tërhoq nga kërkesa për shtyrjen e vendimit të ekzekutimit të dënimit me burg, pasi objekti i kërkesës nuk qëndronte më me dorëzimin e ish-deputetit.
