Gjykata e Posaçme ka miratuar masën e sigurisë ndaj ish-kryeministri Sali Berisha. Kështu Berisha është nën masën “Detyrim paraqitje” si dhe i ndalohet dalja jashtë shtetit deri sa të përfundojnë hetimet.

Dy avokatët e caktuar nga GJKKO për të mbrojtur Berishën nuk kanë pranuar të marrin përsipër mbrojtjen e ish-kryeministrit. Ndërkohë Gjykata ka caktuar një avokate tjetër për Berishën. Burime për Fax News bëjnë me dije se do të jetë Valentina Todoresku, si avokate kryesisht.

Ditën e djeshme, dy avokatët e Berishës, Gjokutaj dhe Mëngjesi braktisën seancën pasi kërkesat e tyre për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nuk u morën parasysh.

Më pas GJKKO caktoi Artan Simonin si avokat kryesisht. Kur këtij të fundit iu gjet një status në rrjetet sociale ku bënte ironi me Berishën u vendos dhe largimi i tij.

Dy avokatet e tjera të caktuara sot nuk morën përsipër mbrojtjen dhe tani është rradha e Todoreskut.