Detaje të reja kanë dalë në dritë për 32-vjeçarin Lear Kurti, i cili humbi jetën pasi u shoqërua në komisariat mbrëmjen e djeshme.

Gazetari Ermal Vija bën me dije për abcnews.al se Kurti do të përballej së shpejti me gjykatën, për një çështje të vitit 2016.

Gjykata e Apelit në Tiranë do të shqyrtonte një proces gjyqësor në ngarkim te Lear Kurtit me akuzën e falsifikimit të kartmonedhave të kryer në bashkëpunim.

Kurti ishte shpallur i pafajshëm në vitin 2016, por vendimi u apelua nga prokuroria e Tiranës. Senaca ishte parashikuar të mbahej më 25 tetor në Gjykatën e Apelit. /abcnews.al