Gjykata e Tiranës dënon Dan Hutrën me burgim të përjetshëm, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha.

Masakra e Dan Hutrës ndodhi në mars 2023. Ai fillimisht kreu plagosjen me thikë në zonën e Astirit dhe më tej, gjakftohtë, udhëtoi drejt zonës së Paskuqanit, ku qëlloi me armë zjarri fillimisht në banesën e prindërve të ish-bashkëjetueses dhe më pas në familjen e një të burgosuri që e kishte njohur në Drenovë.

Dan Hutra kishte bërë më herët burg për vrasjen e një tjetër gruaje, Dafina Havalha, e cila ishte bashkëshortja e tij e parë. Ai doli nga burgu në shkurt 2023, pasi ishte dënuar për dhunë në familje, dhe iu desh vetëm një muaj kohë për të përgatitur masakrën.