Gjykata e Tiranës ka dhënë masën e arrestit me burg për ish zyrtaren e Kryeministrisë alda Klosi. Gjykata ka pranuar kërkesën e prokurorisë për Klosin ndaj së cilës rëndojnë tre akuza.
Klosi akuzohet për veprat për pastrim parash, deklarim të rremë para policisë dhe fshehje pasurie ndërsa Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për të.
Arrestimi i Alda Klosit erdhi pas dëshmisë së Sanitares Rozeta Dobi e cila më herët ishte arrestuar me akuzën e vjedhjes së 120 mijë eurove nga shtëpia e zyrtares. Një kontroll i dytë i banesës së Rozeta Dobit dhe të birit Havier Dobi zbuloi dhe 405 mijë euro të tjera.
Ndërkaq ka qenë edhe një dëshmi e vëllait të klosit, e cila ka qenë kontradiktore, për 120 mijë euro Ai ka thënë se ia ka marrë një të njohuri për kurimin e xhaxhait.
Thellimi i hetimeve nga policia dhe prokuroria e kryeqytetit si edhe pyetja për disa orë e sanitares Rozeta dobi zbuloi se gjithçka ka qenë inskenim dhe paratë e gjetura në banesë nuk ishin vjedhur por ish zyrtarja e lartë ia kishte dhënë për t’i fshehur.