Murataj: Lajm i mirë për demokracinë
Gjykata kushtetuese pranoi pjesërisht kërkesën e 2 partive lidhur me herësin në Kodin Zgjedhor. Ky institucion ka vendosur shfuqizimin e pikës 3 të nenit 163 si të papajtueshëm me Kushtetutën.
Ka qenë kërkesa e Partisë Bindja Demokratike e Astrit Patozit dhe Lëvizjes Demokratike Shqiptare, e Myslim Murrizit, të cilët kanë kërkuar heqjen e pikës 3 të nenit 163 të Kodit Elektoral.
Koordinatori dhe Ish kandidati i Bindjes Demokratike për qarkun e Elbasanit Erion Murataj shprehet se ky vendim është një lajm i mirë për qytetarët dhe demokracinë.
Murataj shton se zgjedhjet e ardhshme janë përpara,qoftë ato lokale qoftë për kuvendin por ajo që duhet të mbetet thelbësorë është të fitojë vullneti i qytetarëve.
Referuar raportit të Shoqatës për Kulturë Demokratike, zgjedhjet e 25 prillit u zhvilluan me një kuadër ligjor të ndryshuar në shumë elementë, por pavarësisht kësaj nuk i përmbushën pritshmëritë.