Gjykata e Kurbinit ka lënë në burg 5 të ndaluarit për përdhunimin e 15-vjeçares në Mirditë. Shtetasit Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi janë lënë në burg paafat, ndërsa 17-vjeçari me inicialet A.Gj është lënë në burg me afat 30 ditor.
Të pandehurit nuk kanë pranuar përballë trupit gjykues të kenë kryer marrëdhënie seksuale me të miturën, por pohuan se kanë shkëmbyer vetëm mesazhe.
Sipas të dhënave të deritanishme dyshohet se fillimisht vajza, e cila është në klasën e 9-të, të ketë ka patur marrëdhënie me një prej 5 personave të arrestuar, dhe më pas të gjithë ata e kanë shantazhuar dhe detyruar atë që t’iu bindet, duke e kërcënuar me një video që kishin ndaj saj.
Gazetarja e Fax News në Lezhë Brixhilda Deda, e cila ka shkuar në fshatin ku jetonte e mitura raportoi ditën e djeshme se familja e 15-vjeçares ndodhet në kushte shumë të vështira ekonomike.
Mësohet se mamaja i ka gjetur të miturës një telefon që nuk ishte blerë prej tyre, dhe në këtë moment kanë lindur dyshimet e para. Më pas së bashku me familjarët e mitura ka bërë denoncim në komisariatin e Policisë së Lezhës, për 5 personat e dyshuar të cilët u arrestuan nga Policia.
Personat e arrestuar për ngjarjen janë: Artan Kaçorri, Albert Molla, Ermal Tarazhi, Nikë Lleshi dhe A.Gj, shtetasi 17 vjeçar. Nuk dihet ende nëse ata janë të përfshirë të gjithë në akuzimin me të miturën, apo do të përballen me akuzën e shtantazhit dhe presionit që kanë bërë ndaj saj.
Në shkollën ku e mitura mësonte askush nuk pranon që të flasë, ndërsa shprehen se abuzimi nuk ka ndodhur në ambientet e institucionit, dhe në orët në vijim do të jetë drejtoria rajonale arsimore që do të japë një qëndrim për këtë ngjarje të rëndë.
Si e mitura ashtu dhe familja e saj ndodhen në një gjendje të rënduar psikologjike, dhe po marrin ndihmë psikologjike.