
Është paraqitur këtë të enjte në ambientet e GJKKO, kreu i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj për gjyqin me Agron Shehajn, të cilin e ka paditur për shpifje.
Lapaj dorëzoi të hënën e 1 prillit në SPAK një padi për shpifje ndaj kreut të partisë “Mundësia” Agron Shehaj.
Në një prononcim, Lapaj tha se ky veprim vjen pas deklaratave publike të bëra nga Shehaj, të cilat sipas tij, janë të pavërteta dhe denigruese ndaj figurës së tij profesionale dhe publike.
Shehaj e akuzoi Lapajn se kishte marrë 45 milionë lekë nga nje kompanie e sekuestruar nga SPAK pasi përdorej për të pastruar paratë e një grupi kriminal.
Ai mohoi akuzat duke thënë se paratë nuk i kishte marrë dhe ishin thjesht detyrime ndaj shërbimeve si avokat ndaj kompanisë në fjalë.
