Këtë të mërkurë, në Gjykatën e Apelit të Posaçëm u mbajt seanca ndaj kopshatrit të resortit Gloden, Festim Bexhdilit i dyshuar si një nga personat për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës në janar të 2020 në Kamëz.

Bexhdili fillimisht u dënua me burg përjetë, por vendimi u rrëzua nga Gjykata e Lartë dhe çështja u kthye për rigjykim ne Apel. Në seancën e së mërkurës, Avokati Ilir Murati ka kërkuar pyetjen e bashkë të pandehurve Aldo Majnishta dhe Dritan Rexhepin, ndërsa SPAK pretendon se Bexhdili ka patur një telefon Encrochat, por nuk është zbërthyer. Sipas avokatit Bexhdili pretendon se nuk ka përdorur Encrochat.

Ndërsa prokurorja Elida Kackini është përplasur me avokatin e të pandehurit, Ilir Muratin.

Kackini deklaron se janë sekuestruar dy celularë njeri prej tyre është enkriptuar gjatë momentit të arrestimit të Bexhdilit

Bexhdili nuk ka komunikime me Altin Hajrin dhe Gentian Docin Funiqin per shkak se telefoni i enkriptuar ishte ndërkohë i sekuestruar.

Kackini: Në momentin kur është rrëmbyer Jan Prenga I pandehuri Festim Bexhdili ka shkuar ne drejtim te Shijakut nga plazhi.

Kackini: Avokati po tenton te shmangë faktin se Bexhdili ka përdorur telefon të enkriptuar në një kohe që ne si Prokurori e kemi të provuar që e ka përdorur. Këtë e pranon dhe dëshmitarja Enxhi, e cila është lidhje shoqërore e Bexhdili.

Kackini: Bexhdili është pjesë e grupit kriminal dhe nuk është gjendur rastesisht në vendin apo kohën e gabuar.

Avokati: Ekspertojeni telefonin dhe na sillni prova, te sqarohet nëse Bexhdili ka apo jo kominikime.

Avokati: Për të krijuar bindje të plotë duhen prova të reja. Duhet zbërthyer telefoni dhe të konfirmohet nëse ka ose jo komunikime.

Çështja e Jan Prengës

Jan Prenga, baba i tre fëmijëve u rrëmbye në 17 janar 2020 në Kamëz, disa ditë pasi ishte ndjekur dhe vëzhguar këmba këmbës. Ai u përlesh me rrëmbyesit, por ata mundën ta fusin në një makinë Range Rover me ngjyrë të bardhë, ku u transportua në kompleksin “Golden”, në pronësi të Altin Hajrit, personazh i skeduar për trafik të lëndëve narkotike.

5 persona akuzohen si rrëmbyesit, Aldo Majnishta, Artan Doçaj, Geraldo Martini dhe Marin Bleta dhe Korado Gështenja, të cilët po gjykohen bashkë me Dritan Rexhepin. Ndërkohë, që urdhrin e ka dhënë Gentian Goçi allias Funiqi, ndërsa porositës dyshohet se është Dritan Rexhepi. Jan Prenga dyshohet se u dhunua dhe u vra brenda kompleksit Golden, më pas trupi i tij është zhdukur dhe sot e kësaj dite ende nuk është gjetur.

Dritan Rexhepi i arrestuar më Stamboll në 10 nëntor 2023, u ekstradua më 8 janar 2025 në Tiranë dhe u dërgua direkt në burgun 313, nën masa të rrepta sigurie. Ai po përballet për herë të parë më drejtësinë shqiptare.