Gjyqtari Elis Dine ka liruar 16 të arrestuarit në kuadër të operacionit “Metalurgjiku” duke e cilësuar arrestin të paligjshëm.Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe pas rreth 7 orësh, është vendosur lirimi i të arrestuarve dhe caktimi i masës “detyrim paraqitje” ndaj tyre.

Të arrestuarit nga operacioni ishin nëntë shtetas të huaj, Junceol Chung Biz, Rashul Pal, Stjuent Pal, Prakash Kadel, Muna Sung, Rajesh Kumarjadavm, Autia Rai, Rahul Pal, Dheraj Kumar.

Gjithashtu u arrestuan edhe shtatë shqiptarë, të cilët janë: Jakup Karaj, Ismail Dybeli, Dorian Xhufka, Elton Bejkolli, Besnik Abdia, Elton Beqi dhe Elis Flaga.

Ndërsa në kërkim nga policia janë shpallur Bujar Zogu, Dritan Konica, Fejzo Meçaj, Ilir Londo, Gjergj Bezati, Agron Shpallo dhe Serafin Orgoça.

Nën hetim janë subjektet CCALB sh.p.k dhe GSA Ferrokrom sh.p.k., të cilat dyshohen se kanë ushtruar aktivitet të paligjshëm në përpunimin e mbetjeve dhe prodhimin e ferrokromit.

Hetimet

Nga hetimet intensive, si dhe nga inspektimet e kryera në bashkëpunim me Inspektoratin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ka rezultuar se dy subjektet tregtare që ushtronin aktivitet në zonën e ish-Metalurgjikut në bashkëpunim me personat e lartpërmendur:-Kanë shkelur rëndë legjislacionin mjedisor

-Kanë ndotur ajrin, ujërat dhe tokën

-Nuk kanë respektuar rregullat për menaxhimin e integruar të mbetjeve

-Kanë kryer përpunim të paligjshëm të mbetjeve të baterive, një aktivitet me rrezik të lartë për shëndetin publik dhe mjedisin.

Prokuroria e Elbasanit do të apelojë vendimin