Një situatë mjaft e pazakontë është parë të shtunën në takimin e skuadrave gjermane të ligës së tretë Wehen dhe Meppen.

Pas vetëm 21 minutash lojë, gjyqtari asistent Marius Schluwe u lëndua dhe ndeshja u ndërpre përkohësisht.

Duke qenë se në kategorinë e tretë të futbollit gjerman nuk ka asnjë gjyqtar të katërt, nuk kishte njeri që të zëvendësonte të dëmtuarin Schluwe.

I deleguari i ndeshjes u gjend në një situatë mjaft të vështirë për shkak se ndeshja nuk mund të vazhdonte, por për fat të mirë të lojtarëve Wehen dhe Meppen u gjet një zgjidhje nga shikuesit në tribuna.