Përpara ndeshjes mes Vllaznisë dhe AEL Limasol te futbollistët e ekipit shkodran janë shfaqur shumë pròbleme. Lojtarët nuk janë ndíerë mirë nga shëndeti duke pasur këpùtje trupore.
Në media është folur shumë në orët e fundit për një helmim të mundshëm dhe të qëllímshëm nga ana e qipriotëve, nisur nga fakti se situata anòrmale erdhi pak orë para ndeshjes, por nuk rezulton e vërtetë.
Mjeku i Vllaznisë, Ilirjan Haxhaja me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook” ka publikuar videon sesi lojtarët po merrnin serum nga pròblemi shëndetësor që ende nuk dihet nëse ka qenë hélmim nga ushqimi apo vírozë e kohës.
Lojtarët që kishin probleme shëndetësore ishin Ardit Hoxhaj, Fjoart Jonuzi dhe Liridon Latifi, ky i fundit pati dhe disa minuta në takimin ndaj qipriotëve.
Skuadra shkodrane e humbi takimin e saj të parë ndaj AEL-it në Qipro me rezultatin minimal 1-0.
“E menaxhuam vetë situatën në hotel. Nesër në mëngjes kemi lénë vízitat në Shkodër me infeksionist dhe do të bëhen disa anàliza që të jemi gati për ndeshjen e kthimit. Diagnoza e saktë është vírozë e stinës që kalon me probleme stomaku. Nuk është hédhur asgjë në ushqim. Ushqimi nuk ishte i keq, por víroza kalon si hélmim. Pra víroz i stinës që gòdet aparatin trétës, por díagnòza ishte vírus”, tha Haxhaja.