Dihej që më parë se çfarë përfaqësonte ky futbollist.
Granit Xhaka është simbol i lojës së fortë, dhe këtë e konfirmoi edhe këtë vit në Leverkusen.
Mesfushori me origjinë shqiptare nga Kosova ka dalë i dyti në renditjen e lojtarëve të Bajerit për numrin e dyluftimeve të fituara.
Xhaka ka realizuar 277 ndërhyrje fituese për top, duke ndaluar kundërshtarët, dhe lihet prapa vetëm nga ai që cilësohet si ylli kryesor i ekipit.
Sulmuesi Florian Virc ka arritur deri në 371 ndërhyrje fituese për top, ndërsa Graniti ka mposhtur konkurrencën e Tapsobës, Hinkapisë dhe Grimaldos.
Kapiteni i Zvicrës kishte një nga meritat kryesore që Leverkuseni fitoi Bundesligën sezonin e kaluar, dhe po ashtu Kupën e Gjermanisë, si dhe arriti finalen e Ligës së Europës.
Po ashtu, ai po vazhdon të luajë në nivele të larta këtë edicion me 2 gola e 5 asistë në 15 ndeshje në kampionat, ndërsa ka marrë vetëm një karton të verdhë pavarësisht stilit agresiv të lojës.
Me kontributin e 32-vjeçarit, Leverkusen shpreson ta fitojë sërish titullin kampion, ndërsa i është afruar Bajernit pas një nisjeje të vështirë të sezonit. /abcnews.al