Russell Crowe, është fotografuar teksa shëtit në rrugët e Romës me një Lambretta, pasi ndodhet në kryeqytetin italian për të xhiruar filmin e tij të fundit, që tregon historinë e vërtetë të një prifti i cili pretendon se ka kryer më shumë se 100 mijë ekzorcizma gjatë jetës së tij.
Aktori neozelandez rikthehet në “Qytetin e Përjetshëm”, pasi arriti kulmin e famës pikërisht aty, në vitin 2000, duke luajtur rolin e gjeneralit romak Maximus Decimus Meridius në filmin “Gladiatori”. 58-vjeçari do të luajë bashkë me yllin italian të kinematografisë, Franco Nero, në filmin e quajtur “Ekzorcisti i Papës”, për të sjellë në ekranin e madh jetën e At Gabriele Amorth, i cili luftonte me djajtë.
Prifti, i cili ndërroi jetë në vitin 2016 në moshën 91-vjeçare, nisi fillimisht punë me ekzorcizmat në vitin 1986 dhe në vitin 1992 u emërua si krye ekzorcisti i Romës. Filmi parashikohet të shfaqet në kinema vitin e ardhshëm.