Ish-kreu i Antiterrorit Gledis Nano merr zyrtarisht detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Ceremonia e kalimit të detyrës nga drejtorit i dorëhequr Ardi Veliu te Gledis Nano u zhvillua paraditene  sotme në ambjentet e Drejtorisë së Përgjithshme, me pjesëmarrjen edhe të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.

Në fjalimin e lamtumirës, Ardi Veliu u shpreh krenar për arritjet e policisë së shtetit në katër vite të drejtimit të tij, duke nënvizuar rolin e saj në përballimin e dy fatkeqësive, tërmetit dhe pandemisë, por edhe tubimeve të shumta.

Veliu: Ndihem i privilegjuar që për 4 vite kam mbajtur detyrën e drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit dhe jam përpjekur nga dita e parë dhe deri sot të bëj më të mirën e mundshme. Në 35 vitet e mia në uniformë nga 14 vjeç jam brumosur dhe edukuar ti shërbej vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim. Çdo ditë të karrierës dhe detyrës time jam mbështetur në tre shtyllat kryesore që kanë qenë çdo ditë në vlerësimin tim si ndershmëria, përkushtimi dhe humanizmi. Sot policia e shtetit është më mirë se dje.

Falë kësaj pune, ju të nderuar kolegë së bashku së bashku  përballuam sfidat e tërmetit 2019. Që në momentet e para deri në ditën e fundit ishit të parët që dhatë ndihmën e parë, shpëtuat jetën e qytetarëve.Vlerësim dhe mirënjohje për të gjithë ju. Së bashku arritëm të menaxhonim qindra tubime që në momente të caktuara u shoqëruan dhe me lëndime të 67 punonjësve të policisë. Jeni ju të nderuar kolegë së bashku me mua të cilët për muaj dhe vite me radhë arritëm të menaxhonim gjithë situatën e pandemisë. Jam krenar për çfarë ju dhe unë kemi bërë dhe jam krenar që sot e dorëzoj detyrën e drejtorit të Përgjithshëm.

Gledis Nano merr zyrtarisht drejtimin e Policisë së Shtetit, Ardi

Ndërsa falenderoi kryeministrin dhe 3 ish-ministrat e Brendshëm me të cilët ka bashkëpunuar gjatë mandatit të tij 4 vjeçar, Veliu nuk kurseu dhe akuzat ndaj kritikëve për punën e tij dhe policisë së shtetit.

Veliu: Para se të dorëzoj detyrën dua të falenderoj së pari Kryeministrin e vendit tim, i cili që nga dita e parë deri te e fundit më ka mbështut që të bëjë këtë detyrë, 3 ish-ministrat e Brendshëm që arritëm ta sjellim Policinë në këtë ditë që është sot.Falenderimi kryesor është për ju kolegë sepse policia e shtetit sot është shumë herë më e mirë se dje, pavarësisht se të vërbuarit nga 20 fishimi i çmimit të kanabisit në vendin tonë apo të shurdhuar nga një ton kokainë e bllokuar nga policia kërkojnë të hedhin baltë mbi policinë, mbi punën dhe dhjersën e 12 mijë punonjësve të policisë. Policia nuk fillon e as mbaron me mua, ju falenderoj për ndihmën që më keni dhënë. Në përfundim falenderoj familjen time, bashkëshorten dhe 2 fëmijët që ma kanë bërë këtë detyrë më të lehtë, ju uroj suksese dhe drejtor Gledisit shumë fat.

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, teksa i uroi punë të mbarë Drejtorit të ri të Policisë së Shtetit, ripërsëriti edhe njëherë vlerësimin e një ditë më parë për Ardi Veliut, kur njoftoi largimin e tij nga detyra dhe emërimin e Gledis Nanos si drejtor i Përgjithshëm.

Gledis Nano merr zyrtarisht drejtimin e Policisë së Shtetit, Ardi

Çuçi: Sot është një ditë e veçantë që ndoshta janë si gurë kilometrikë për punë e një prej organizatave më të vjetra të shteteve dhe historia nuk fillon me një drejtor dhe mbaron me një drejtor, por drejtor Ardi Veliu gjatë këtyre 4 viteve, pa diskutim që e ka çuar Policinë e Shtetit në rezultatet më të mira që ajo ka patur gjatë 30 viteve të tranzicionit. Duhet të pranojmë që Policia e Shtetit është një organizatë me dinjitet dhe tërësisht e barabartë me partnerët tanë perëndimorë, ka sot besueshmërinë më të lartë në 30 vitet. E gjetëm me 35% nivelin e besueshmërinë dhe sot që Ardi lë stafetën, nivelin e besueshmërisë e kemi 565%. Mos fillojmë me statistikta në luftën kundër kultivimit të kanabisit, trafiqeve të ndryshme, vrasjeve. Policia është sot superiore ndaj vetes së vet që ka qenë para disa vitesh dhe një nga kontribuuesit e këtyre rezultateve është edhe drejtor Ardi Veliu. Ardi ka shumë ende për t’i dhënë Shqipërisë dhe besoj se edh enë detyra të tjera ku do të vazhdojë rrugëtimin e tij, besoj se do t’i kryej me nder dhe përkushtim. Sot kalojmë stafetën dhe fillojmë një rrugëtim të ri me një oficer të ri dhe dua ta them që Gledis Nano do ta ketë shumë të vështirë sfidën, edhe për shkak të niveleve ku ka arritur performanca e Policisë së Shtetit.I uroj punë të mbarë drejtorit të ri të policisë së shtetit.

Ceremonia, e cila zgjati 20 minuta, pasoi me betimin e drejtorit të ri të policisë.

Nano: Në këtë çast solemn, në shenjë nderimi, detyrimi dhe respekti për punonjësve të Policisë, në emër të Policisë së Shteit, në nderin tim personal betohem që të mbaj me nder flamurin e Policisë së Shtetit.

Gledis Nano merr zyrtarisht drejtimin e Policisë së Shtetit, Ardi

Pas betimit, ai prezantoi shtyllat kryesore të punës së tij.

Nano: Besimi i detyrës së drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit përtej privilegjit, më ngarkon me përgjegjësinë për të qebnë në lartësinë e detyrës në shërbim të qytetarëve dhe në nderim dhe ëprulje ndaj mundit, sakrificës dhe gjakut të derdhur nga çdo dëshmor i përjetësuar në yll në memorialin e kujtesës së policisë së shtetit.

Gjej rasti t’u shpreh një falenderim të posaçëm ministrit të brendshëm dhe kryeministrit, për besimin e dhënë. Profesioni im nuk ishte një zgjedhje karriere, por pasion, i frymëzuar nga babi im si ish-oficer. Kam kuptuar se ky institucion është një pjesë e rëndësishme e jetës sime. Sfidat janë rëndësishme, puna e arritur nga paraardhësi im ka nevojë të çohet përpara, qytetarët presin standarde të tjera dhe zgjidhje të probleme të tyre dhe ne do të bëjmë maksimumin për ta arritur. Në të njëjtën kohë, kërkoj pre tyre që ta shohin Policinë si një partner, roli tyre është i pazëvendësueshëm në suksesine  punës tonë.

Gjithashtu prioritet i im do të jetë intensifikimi i bashkëpunimit me të gjitha agjencitë ligjzbatuese në vend, partnerët ndërkombëtarë dhe misionet që asistojnë Policinë Shqiptare. Ne synojmë një polici më të trajnuar me kapacitete të shtuara në fushën e dixhitalizimit, mirëmenaxhim të çdo burim njerëzor bazuar në meritokraci që janë parakushtet për një hap cilësor, çka do ta rendiste shumë shpejt Policinë shqiptare cilësisht krah policisë europiane. Unë ju garantoj do vazhdoj në çuarjen përpara të reformave në policinë e shtetit duke synuar  rritjen e aftësive profesionale dhe operacionale në përmbushje të misionit kushtetues që ka. Në ditën e parë të punës dua t’u uroj çdo kolegu suksese. Jemi betuar të gjithë ne në ditën që kemi marrë detyrën,  ndaj kërkoj angazhim maksimal tuaj sipas betimit që të gjithë ne kemi bërë.

Gledis Nano merr zyrtarisht drejtimin e Policisë së Shtetit, Ardi