Janë futur në izolim 3 të paraburgosurit që goditën gardianët ditën e djeshme në burgun e Peqinit. Sipas burimeve zyrtare, ata janë përjashtuar nga çdo aktivitet i përbashkët në burg për 14 ditë.

Njoftimi:

Incidenti në IEVP Peqin, vlerësim për rregjimin 41/BIS

Pas incidentit të ndodhur në IEVP Peqin, ku tre të paraburgosur K.L, K.I dhe A.D goditën punonjësit e policisë në detyrë, nga ana e drejtuesve të IEVP Peqin dhe gjithë zinxhirit drejtues të burgjeve u morën këto masa:
a) Përjashtimi i tre të paraburgosurve për 14 ditë nga çdo aktivitet i përbashkët në IEVP Peqin.
b) Përgatitja e praktikës për të paraburgosurin K.L për kalimin e tij në rregjimin e veçantë për 90 ditë.
c) Referimi i çështjes në prokurori për të tre të paraburgosurit.
d) Ka nisur vlerësimi nëse ndonjëri prej tre të paraburgosurve plotëson elementët për të kaluar në rregjimin 41/BIS.