Antimafia Italiane e Reggio Calabrias e trupat e Guardia di Finanza të Katanzaros e Shërbimit Qëndror Investigativ të Guardia di Finanza të Romës, kanë ekzekutuar një megaoperacion që ka çuar në 57 urdhër arrestime të personave të akuzuar për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike mes Italisë, Spanjës e vendeve te Europës Veriore. 

Gjithashtu janë sekuestruar të mira materiale me vlerë 3.7 milionë euro.

Mësohet se nuk ka shqiptarë të arrestuar në këtë operacion.

Detajet e operacionit do të zbardhen pas orës 11 në një konferencë për mediat ku do të marri pjesë Prokurori i Antimafias se Reggio Calabrias Giovanni Bombardieri e drejtues të Guardia di Finanza të Romës e Catanzaros.

ora