Një 19 vjeçar nga Durrësi është plagosur me thikë ditën e sotme nga një person i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja.

I plagosuri me inicialet S.G., banues në Hamallaj, është dërguar në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia po punon për kapjen e autorit.

Njoftimi:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 24.07.2021, në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.