Një anije e Moldavisë është goditur me raketa teksa lundronte në ujërat e Detit të Zi.

The Guardian shkruan se goditja fatale nga dy raketa të panjohura ka lënë të plagosur rëndë dy anëtarë të ekuipazhit.

Agjencia Detare tha në një deklaratë se burimi i raketës që goditi Milennial Spirit me flamurin Moldav të premten ishte i panjohur.

Një zjarr shpërtheu në bordin e anijes; pajisjet dhe varkat e shpëtimit u shkatërruan. Ekuipazhi i anijes u largua nga anija i pajisur vetëm me jelek shpëtimi.

Agjencia tha se kompania që operon cisternë është një person juridik ukrainas dhe anëtarët e ekuipazhit janë shtetas rusë. Operacionet e shpëtimit u kryen nga autoritetet ukrainase, tha agjencia moldave.