Erion Murataj PSD

Policia Kufitare në Durrës ka goditur një rast të tentativës për trafikim të veprave të artit. Autoritetet theksojnë se kanë sekuestruar 10 piktura me vlerë rreth 25 000 euro.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë drejtuesi i furgonit ku u gjetën pikturat, ndërsa janë identifikuar dhe shpallur në kërkim 2 shtetas, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë rast

Sipas policisë, i arrestuari Kasem Qato nga Elbasani nuk dispononte asnjë dokument që vërtetonte origjinën e tyre apo pronësinë mbi to.