Një 29-vjeçar ka rënë në pranga, pasi kanosi në krye të detyrës një mjek të Spitalit të Elbasanit.
Mësohet se K.G., 29 vjeç, banues në Elbasan, në Urgjencën e Spitalit Elbasan goditi dhe kërcënoi me fjalë mjekun e gatshëm Sh.K., 55 vjeç, banues në Elbasan.
Po kështu, policia njofton se në pranga ka rënë edhe një tjetër person, saktësisht një 38-vjeçar.
N.R., 38 vjeç, banues në Cërrik dyshohet se i ka dhënë shtetasit A.G., ( i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë), një kartëmonedhë të prerjes 2.000 lekëshe e dyshuar si e falsifikuar dhe ky shtetas ka shkuar në market për të blerë produkte. Gjatë kontrolli të ushtruar në banesën e N.R., policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 4 doza kanabis dhe 1 dozë kokainë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme proceduriale.