Shtyhet për më 20 korrik seanca në Gjykatën e Tiranës për Gerti Shehun i cili goditi me grusht ish-kryeministrin Sali Berisha më 6 dhjetor të vitit të kaluar ditën ku në Tiranë mbahej Samiti i BE-së.
Shkak për shtyrje u bë mungesa në seancë e të dëmtuarit Sali Berisha.
Prokuroria ka kërkuar shtrim të detyrueshëm në spitalin psikiatrik të Shehut, por në seancë duhet të dëgjohet edhe pretendimi i Berishës. Gjykata i ka dërguar sërish shkresë Berishës për t’u paraqitur.
