Një 51-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi gjatë një konflikti ka goditur me sende të forta një tjetër person rreth 64-vjeç banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë.
I plagosuri ndodhet në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pukë arrestuan në flagrancë shtetasin M. N., 51 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë, pasi gjatë një konflikti ka goditur me sende të forta shtetasin P. N., 64 vjeç, banues në fshatin Gojan i Madh, Pukë, i cili është në spital, në kujdesin e mjekëve”- njofton policia.