Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 16-vjeçarin që goditi me karrige mësuesen në gjimnazin “Hydajet Lezha”. I mituri u njoh këtë të premte me masën e sigurisë, në një seancë me dyer të mbyllura.

Ndaj tij janë ngritur dy akuza goditje për shkak të detyrës dhe plagosje e rëndë me dashje.

Para disa ditësh,16-vjeçari goditi me karrige mësuesen e matematikës Majlinda Palushi, pasi kjo e fundit i përmendi adoleshentit babain që kishte ndërruar jetë. Si pasojë e goditjes mësuesja e matematikës së shkollës së mesme “Hydajet Lezha” u shtrua në spital pasi kishte fraktura në krah.