Denzel Dumfries është operuar në kavilje dhe do të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.
Futbollisti i Interit ka kryer sot ndërhyrjen kirurgjikale në një klinikë të specializuar në Londër dhe pritet që t’i mungojë zikaltërve për të paktën 2-3 muaj, shkruan A2.
Inter pritet që në merkaton e janarit të sjellë një zëvendësues për Dumfries dhe emrat janë Norton-Kofi i Xhenoas, Moris Valinçiç i Dinamo Zagrebit, dhe Idrisa Ture i Pizës,
Një nga këta tre emra pritet t’u bashkohet zikaltërve në janar, sipas “La Gazzetta dello Sport”.






