Prej më shumë se 30 vitesh banorët e fshatit Godolesh në njësinë administrative Labinot Fushë vuajnë mungesën e investimeve. Problematika kryesore e tyre lidhet me infrastrukturën rrugore e cila është tejet e amortizuar dhe falë terrenit malor e rrezikshme për të levizur.
Pavarsisht se kërkesat e banorëve për ndërhyrje kanë qenë të shumta drejtuar bashkisë së Elbasanit, deri më tani nuk është bërë asgjë, duke i detyruar banorët e Godoleshit që të marrin iniciativën dhe të mbledhin fonde vetë, në mënyrë që të rregullojnë rrugën.
Banorët shprehen se kjo është e vetmja zgjidhje që i’u ka mbetur pasi situate dita ditës përkeqësohet dhe kjo po i dëmton edhe nga ana ekonomike. Edhe pse shuma e kontributit të tyre është minimale ata shpresojnë që t’ia dalin.
Duke qenë se zona njihet për kultivimin dhe tregëtimin e qershisë, tani që ka filluar sezoni i tyre rruga mbetet problem kryesor për shitjen e saj./Egnatia News.