Një eurogol është shënuar në futbollin amerikan. Në orët e para të mëngjesit të sotëm u luajt ndeshja North Carolina-Richmond Kickers, që përfundoi me fitoren 4-0 të ekipit vendas.
Robert Kristo realizoi dy nga golat. I dyti i sulmuesit 28-vjeçar ishte shumë i bukur. Ishte fundi i pjesës së parë kur amerikani pa daljen e portierit kundërshtar, të cilin e mposhti me një goditje nga afër mesit të fushës.
Kristo shtangu portierin e Richmond Kickers, i cili kishte lënë portën. Goditja fantastike përfundoi në rrjetë, gol që krijoi entuziazëm të madh në shkallët e stadiumit.
